Menaxher/e i/e dyqanit
Lokacioni: Fushë Kosovë, ngjitur me Jysk
Numero Uno Kosovë (numerouno_ks) kërkon një Menaxheri/e energjik/e, të organizuar dhe të motivuar, që do të udhëheqë ekipin dhe veprimtaritë e përditshme të dyqanit në Fushë Kosovë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Ndjekja dhe realizimi i objektivave të shitjes.
- Organizimi, trajnimi dhe motivimi i stafit të dyqanit.
- Garantimi i një përvoje të shkëlqyer për klientët dhe trajtimi profesional i ankesave.
- Administrimi i stokut, pranimi i mallit dhe kujdesi për renditjen e produkteve në dyqan.
- Përkujdesja për paraqitjen vizuale të dyqanit.
- Raportimi ditor dhe javor i performancës dhe shitjeve te menaxhmenti qendror.
- Zbatimi i politikave të brendshme të kompanisë.
- Organizimi i orareve të punës dhe shpërndarja e detyrave në ekip.
Kualifikimet e kërkuara
- Përvojë e mëparshme si menaxher/e ose në një pozitë udhëheqëse në shitje me pakicë; përvoja në sektorin e tekstilit/modës konsiderohet përparësi.
- Aftësi për punë të pavarur dhe për marrjen e vendimeve të shpejta.
- Aftësi për ta udhëhequr dhe motivuar ekipin drejt synimeve të përbashkëta.