NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, hap konkurs
KONKURS
për përzgjedhjen e kandidatëve për pozitën:
Analist i Lartë i Proceseve të Biznesit në Njësinë për Menaxhimin e Proceseve dhe Projekteve(tre vende pune)
Banka kërkon një “Analist të Lartë Biznesi” që do të kontribuojë në zhvillimin dhe avancimin e proceseve bankare dhe të zgjidhjeve teknologjike, veçanërisht për kanalet digjitale, administrimin e llogarive dhe kreditimin.
Pozita përfshin bashkëpunim të afërt me ekipet e biznesit, operacioneve, teknologjisë së informacionit, produkteve, menaxhimit të rrezikut, pajtueshmërisë dhe partnerët e jashtëm. Qëllimi është shndërrimi i nevojave të biznesit në kërkesa të qarta dhe krijimi i zgjidhjeve bankare efikase, të sigurta dhe të fokusuara te klienti.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Kërkohet diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhment, Administrim Biznesi, Teknologji Informative ose në një fushë tjetër përkatëse.
Minimumi 3 vite përvojë në sektorin bankar, në fusha si kanalet digjitale, menaxhimi i llogarive ose kreditimi; përvoja në analizë dhe përmirësim të proceseve konsiderohet përparësi.
Njohje e metodologjive për administrimin dhe optimizimin e proceseve të biznesit.
Shkathtësi analitike, si edhe aftësi për hartimin e raporteve dhe rekomandimeve.
Aftësi të zhvilluara organizative, komunikuese dhe për punë bashkëpunuese.
Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
Njohuri të mira të gjuhës angleze, si në komunikim verbal ashtu edhe me shkrim.
Certifikimet profesionale në proceset e biznesit ose në menaxhimin e projekteve paraqesin avantazh.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
Vlerëson proceset aktuale të biznesit, evidenton hapësirat për avancim dhe harton rekomandime për optimizim e rritje të efikasitetit operacional.
Jep mbështetje në projekte për transformimin, standardizimin dhe përmirësimin e proceseve të biznesit.
Monitoron vazhdimisht performancën e proceseve të biznesit, raporton për të dhe sugjeron veprime korrigjuese kur kërkohet.
Punon me njësitë përkatëse për identifikimin e kërkesave të biznesit dhe harmonizimin e proceseve me synimet strategjike të Bankës.
Kontribuon aktivisht në projekte strategjike, ekipe multidisiplinare dhe grupe pune për realizimin e objektivave organizative.
Definon, zhvillon dhe administron arkitekturën e proceseve të biznesit, duke përcaktuar proceset, nën proceset, elementet përkatëse dhe treguesit kyç të performancës (KPI).
Merr pjesë në përgatitjen, zhvillimin dhe përditësimin e politikave, metodologjive dhe akteve të brendshme lidhur me menaxhimin e proceseve të biznesit.
Dokumentet e kërkuara
Kopja e diplomës së kualifikimit.
CV-ja.
Në procesin e përzgjedhjes do të ftohen vetëm kandidatët që përmbushin kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara në këtë konkurs.