NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall:
KONKURS
për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës:
Analist i Lartë për Risk Kreditor (një vend pune):
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universitare në Banka, Financa ose lëmi të ngjashme;
- Së paku 3 vite përvojë pune në sektorin bankar dhe financiar, e preferueshme të ketë punuar me klientët Juridik;
- Integritet, etikë profesionale dhe besueshmëri në trajtimin e çështjeve të ndjeshme;
- Njohuri të avancuara të Microsoft Office;
- Shkathtësi të mira komunikuese dhe organizative;
- Njohuri të avancuara të gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Vlerësimi i rrezikut kreditor sipas kornizës se politikave, metodologjive e procedurave për menaxhim të riskut kreditor.
- Përgatitja e analizave të potencialit kreditore të klientëve, dhe klasifikimin (përcaktimi i bonitetit) të klientëve sipas metodologjive të aplikuara në Bankë.
- Hartimi dhe dhënia e opinionit kreditor mbi propozimet kreditore. - Vlerësimi i riskut të mjedisor dhe social për ekspozimet kreditore (ESG opinione).
- Monitorimi i kualitetit të portfolios kreditore, përfshire monitorimin përmes EWS.
- Pjesëmarrje në zhvillimin e projekteve dhe iniciativave në kuadër të Riskut Kreditor që kanë për qëllim optimizimin, automatizimin e proceseve.
- Identifikimi, propozimi dhe/ose zbatimi i përmirësimeve të proceseve, metodologjive dhe praktikave të punës në fushën e Riskut Kreditor.