Detyrat kryesore:
- Përmbush objektivat mujore të shitjes përmes realizimit të targeteve ditore dhe javore të vendosura nga kompania.
- U shërben klientëve në mënyrë profesionale dhe komunikon me cilësi, në përputhje me standardet e kompanisë.
- Siguron rregullimin, mirëmbajtjen dhe vendosjen e duhur të produkteve në sektorin përkatës.
Kualifikimet e nevojshme:
- Të ketë diplomë të shkollës së mesme; diploma universitare konsiderohet përparësi.
- Përvojë pune në shitje me pakicë ose në role të ngjashme.
- Aftësi të mira në komunikim.
- Të jetë energjik/e, i/e motivuar dhe i/e interesuar për teknologji dhe shitje.
Neptun Kosova sh.p.k ofron:
- Trajnime të vazhdueshme.
- Pagë sipas meritës, vlerësim të performancës dhe bonus për përmbushjen e objektivit mujor.
- Mjedis të favorshëm pune në një dyqan modern.
- Mundësi për zhvillim në karrierë brenda një kompanie dinamike në rritje.