Neptun Kosova sh.p.k, pjesë e Balfin Group, vepron në shitjen e pajisjeve elektroshtëpiake.
Pozita: Zëvendës/e Menaxher/e Dyqani
Departamenti: Retail
Vendndodhja: Malishevë
Detyrat kryesore:
- Ndihmon menaxherin e dyqanit në planifikimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë së përditshme, për të siguruar funksionim të rregullt dhe organizim efikas.
- Ndjek rezultatet e shitjeve dhe merr pjesë në përmbushjen e objektivave dhe targeteve mujore të kompanisë.
- Mbikëqyr aktivitetet e përditshme dhe qarkullimin në dyqan, përfshirë stokun, inventarin dhe procedurat operative, duke ruajtur saktësinë dhe rendin.
- Koordinon, organizon dhe nxit ekipin për përmirësimin e produktivitetit, bashkëpunimit dhe standardit të shërbimit ndaj klientëve.
- Krijon përvojë të kënaqshme për klientët përmes komunikimit të qartë, përkrahjes së stafit dhe trajtimit efektiv të situatave ose ankesave.
Kualifikimet e nevojshme:
- Diplomë universitare në një fushë përkatëse.
- Të paktën 3 vite përvojë në menaxhimin ose mbikëqyrjen e një pike shitëse.
- Njohje e mirë e gjuhës angleze në komunikim verbal dhe me shkrim.
- Aftësi të mira ndërpersonale, komunikim shumë i mirë, vëmendje ndaj detajeve dhe motivim i lartë profesional.
Neptun Kosova sh.p.k ofron:
- Trajnime të vazhdueshme.
- Pagë sipas meritës dhe vlerësimit të performancës, së bashku me bonuse tërheqëse për realizimin e objektivit mujor.
- Mjedis shumë të mirë pune në një dyqan modern.
- Perspektivë zhvillimi në karrierë brenda një kompanie me rritje dinamike.
Afati i aplikimit: 30.09.2026