Neptun shpk, pjesë e Grupit BALFIN, mban një pozicion udhëheqës në tregtinë me pakicë të elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve. E themeluar në 1993, kompania ka ndërtuar bashkëpunime afatgjata me marka ndërkombëtare të njohura të teknologjisë dhe, si rishitës i autorizuar, u ofron konsumatorëve mbi 7,500 produkte. Krahas rrjetit me 30 dyqane fizike, Neptun ka qenë ndër pionierët e tregtisë elektronike në Shqipëri. Veprimtaria e kompanisë shtrihet edhe në Maqedoninë e Veriut që prej vitit 1998 dhe në Kosovë që prej vitit 2007.
BALFIN Group renditet ndër grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. Grupi u krijua në vitin 1993 dhe ushtron aktivitet në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Investimet e tij përfshijnë bankat, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë e pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
Me rreth 5,500 profesionistë në stafin e tij, Grupi BALFIN vijon zgjerimin e qëndrueshëm duke u mbështetur tek etika e fortë e biznesit, qëndrueshmëria financiare dhe inovacioni. Përmes Fondacionit Mane, ai ruan gjithashtu një angazhim afatgjatë për të ndikuar në komunitet.
Roli i shpallur: Këshilluese Klienti Lezhë
Departamenti përkatës: Retail
Vendi i punës: Neptun Lezhë
Qëllimi kryesor i rolit të Këshillues Klienti është ofrimi i një shërbimi të shkëlqyer për klientët dhe kujdesi për hapësirën që i është caktuar.
Kushtet e ofruara: Paketa tërheqëse e përfitimeve të Neptun përfshin pagë të drejtë, të përcaktuar mbi bazën e meritës dhe vlerësimit të performancës.
Ekipi i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë të gjithë kandidatët që përzgjidhen pas shqyrtimit të CV-së.