Përshkrim
Sallon Misty kërkon një recepsioniste komunikative, të organizuar dhe profesionale, e cila do të shërbejë si kontakti i parë për klientët dhe do të ndihmojë në krijimin e një përvoje cilësore në sallon.
Përgjegjësitë:
- Të presë dhe të mirëpresë klientët me profesionalizëm dhe mirësjellje.
- Të organizojë rezervimet dhe oraret e termineve.
- Të trajtojë situata të ndryshme dhe kërkesat e klientëve në mënyrë të saktë.
Kualifikimet:
- Përvoja e mëhershme në recepsion, shërbim ndaj klientit ose sektorin e bukurisë konsiderohet përparësi.
- Aftësi të shkëlqyera për komunikim dhe bashkëveprim me klientë.
- Pamje e rregullt dhe sjellje profesionale.
- Shkathtësi në organizim dhe administrim të kohës.
- Njohuri themelore për përdorimin e kompjuterit dhe programeve të zyrës.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe etikë në punë.
- Aftësi për bashkëpunim në ekip dhe menaxhim paralel të disa detyrave.
- Qëndrim pozitiv, energji dhe fokus ndaj klientit.
- Njohja e gjuhës angleze është avantazh.
Çfarë ofrohet:
- Mjedis pune profesional dhe miqësor.
- Mundësi për zhvillim profesional.
- Trajnim dhe përkrahje gjatë fazës së integrimit.
- Pagë konkurruese, e përcaktuar sipas eksperiencës dhe aftësive.