Përmbledhje
Sallon Misty po kërkon një Manikyriste/ Pedikyriste të përkushtuar, profesionale dhe të apasionuar pas kujdesit ndaj bukurisë që të bëhet pjesë e ekipit.
Kandidatja e përshtatshme duhet të zotërojë kompetenca të mira profesionale, të komunikojë me korrektësi me klientët dhe t'u kushtojë rëndësi të madhe hollësive.
Detyrat kryesore:
- Kryerja e shërbimeve estetike në përputhje me standardet e sallonit.
- Këshillimi i klientëve për nevojat e tyre dhe trajtimet më të përshtatshme.
- Përgatitja dhe përdorimi i duhur i produkteve dhe pajisjeve estetike.
- Zbatimi i kërkesave për higjienë dhe sterilizim.
- Mbajtja e vendit të punës të pastër dhe të rregulluar.
- Sigurimi i një përvoje të këndshme dhe profesionale për klientët.
- Njoftimi i klientëve për produktet dhe trajtimet që ofrohen.
- Ndjekja e protokolleve dhe standardeve të punës në sallon.
Kualifikimet:
- Përvoja e mëparshme në rolin e estetistes konsiderohet përparësi.
- Njohuri dhe aftësi praktike për trajtime estetike.
- Certifikim ose trajnim profesional në estetikë/kozmetikë.
- Aftësi të mira për komunikim dhe shërbim ndaj klientëve.
- Përkushtim, korrektësi dhe ndjenjë përgjegjësie.
- Paraqitje e kujdesshme dhe profesionale.
- Vëmendje ndaj detajeve dhe higjienës.
- Aftësi për punë ekipore, si edhe për punë të pavarur.
- Gatishmëri për të mësuar dhe për të zhvilluar vazhdimisht aftësitë profesionale.
Çfarë ofrohet:
- Mjedis pune pozitiv dhe profesional.
- Mundësi për zhvillim në aspektin profesional.
- Trajnime dhe mundësi për avancimin e aftësive.