Shendetesi & MedicinePrishtinë1 javë më parëFull Time
Shpallje konkursi
Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në nenet 80, 81 dhe 82 të Ligjit Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë, si edhe në Rregulloren (QRK) Nr. 30/2024 për procedurën e pranimit të nëpunësve të shërbimit publik në sektorin e shëndetësisë, hap konkurs publik.
I. Të dhënat e pozitës
Institucioni: Ministria e Shëndetësisë
Departamenti: Departamenti Shëndetësor i Burgjeve
Pozita: Infermierë, një (1) pozitë në Njësinë Shëndetësore të Burgut në Gërdovc; Infermierë, një (1) pozitë në Njësinë Shëndetësore të Burgut në Prishtinë
Orari i punës: Orar i plotë (40 orë në javë)
Koeficienti: (H16-Cd - 6.50)
Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Kryeinfermieri i Njësisë Shëndetësore në Burg
Kohëzgjatja e kontratës: Me afat të pa caktuar
Nr. i Referencës: MSh-24/09/2026
II. Detyrat dhe përgjegjësitë
Të veprojë duke respektuar parimet e humanitetit dhe profesionalizmit.
Të bashkërendojë punën me stafin dhe drejtuesit e institucionit.
Të zbatojë hierarkinë dhe kërkesat e veçanta të institucionit, përfshirë rregulloret specifike, orarin e punës, sigurinë dhe rutinën.
Të punojë nën mbikëqyrjen e Kryeinfermierit të burgut dhe t’i raportojë atij.
Të regjistrojë me kujdes çdo veprimtari të realizuar në institucion gjatë ndërrimit dhe t’i ruajë dosjet, duke i vendosur në vendin përkatës.
T’i shqyrtojë me vëmendje rekomandimet e mjekut dhe t’i zbatojë ato me saktësi.
Të kryejë triazhin e pacientëve në mënyrë të drejtë e profesionale, pa dallime dhe sipas kritereve të njohura e të përshtatshme për institucionin.
Të administrojë terapinë me kujdes dhe saktësi sipas përshkrimeve, si dhe të mbajë vazhdimisht evidencë për marrjen ose mosmarrjen e terapisë.
Të shërbejë si syri dhe dora e mjekut në kontakt me pacientin, duke përcjellë gjendjen shëndetësore, ndikimin e terapisë, aspektin psikologjik dhe ndryshimet në këtë drejtim.
Të realizojë shërbimet e parashikuara me rutinë ose të urdhëruara nga kryeinfermieri apo mjeku përgjegjës i burgut, si dhe të reagojë në mënyrë profesionale ndaj situatave të reja e të paparashikuara.
Të njoftojë përgjegjësin e vet, edhe me shkrim, për të gjitha aktivitetet rutinë dhe jo rutinë që ndodhin gjatë ndërrimit.
Të mos mungojë nga puna pa e informuar paraprakisht përgjegjësin, duke qenë i/e disponueshëm/me për komunikim kur paraqitet nevoja.
Të jetë në gjendje të përdorë arritjet më bashkëkohore të mjekësisë në përputhje me nivelin profesional, njësoj si në sistemin shëndetësor civil.
Të zhvillohet vazhdimisht profesionalisht në përputhje me përparimet në mjekësi dhe të marrë pjesë në trajnimet e organizuara brenda dhe jashtë institucionit.
Të punojë sipas ndërrimeve, përfshirë ndërrimin e natës, festat dhe vikendet.
Të jetë i/e gatshëm/me të angazhohet jashtë orarit në rast krizash ose nevojash të jashtëzakonshme të burgut.
Të mos largohet nga vendi i punës përpara se të sigurohet zëvendësimi përkatës.
Çdo mosmarrëveshje dhe raportim ta kryejë përmes kryeinfermierit dhe mjekut përgjegjës të burgut.
III. Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
Të ketë shtetësi të Republikës së Kosovës.
Të gëzojë zotësi të plotë për veprim sipas legjislacionit në fuqi.
Të njohë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët.
Të jetë i/e aftë për kryerjen e detyrës përkatëse.
Të mos jetë dënuar për një vepër penale të kryer me dashje.
Të mos ketë masë disiplinore aktive për shkelje të rëndë në institucion publik.
Të zotërojë arsimin, përvojën profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
T’i kalojë me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara me këtë ligj.
IV. Kërkesat e përgjithshme formale dhe specifike
Arsimimi i kërkuar: Diplomë Bachelor i Infermierisë.
Kualifikime të posaçme formale: Licenca valide e punës.
Përvoja e punës e kërkuar: E preferueshme.
V. Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
Njohuri për sistemin shëndetësor të Kosovës.
Njohuri të legjislacionit shëndetësor dhe standardeve përkatëse.
Përdorim i mirë i kompjuterit, përfshirë Microsoft, Word dhe Excel.
Dokumentet e kërkuara
Kopje e letërnjoftimit, pasaportës ose certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
Kopje e diplomës së kërkuar në konkurs, e lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është marrë jashtë vendit, kërkohet vërtetimi i nostrifikimit ose akti që dëshmon se diploma është në procedurë nostrifikimi; nostrifikimi i diplomës duhet të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë.
Kopje e dëshmisë së punësimit, si vërtetim ose kontratë, e lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit, e cila përcakton pozitën dhe kohëzgjatjen e angazhimit. Dëshmia e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështetet së paku me një dëshmi, si pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale ose pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore sipas legjislacionit tatimor për të ardhurat personale. Përvoja e punës e fituar në një shtet tjetër dëshmohet me dëshmi të përkthyer për përvojën e punës të lëshuar nga organi kompetent i atij shteti, ose me dëshmi të përkthyer dhe noterizuar të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
Dëshmi për trajnimet profesionale të ndjekura ose për trajnimet që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
Kopje të dokumenteve të tjera që dëshmojnë përmbushjen e kushteve të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
IX. Vlerësimi i kandidatëve/aplikantëve
Testimi me shkrim vlerësohet deri në 70 pikë.
Intervista vlerësohet deri në 30 pikë.