Përshkrimi
Si pjesë e zgjerimit të veprimtarisë dhe projekteve, Millennium Group po synon të shtojë në Departamentin e Blerjeve një profesionist/e të Financës. Kjo pozitë i përshtatet një kandidati/eje me përvojë në fushën e ndërtimit dhe me njohuri të mira për procedurat financiare që lidhen me blerjet dhe menaxhimin e furnitorëve.
Detyrat
- Evidentimi dhe kontrolli i faturave të blerjeve.
- Barazimi i llogarive me furnitorët dhe kontrolli i tyre në SelfCare.
- Hartimi i pagesave për furnitorët.
- Krahasimi dhe verifikimi i çmimeve të blerjes.
- Kontrollimi i faturave të blerjes në raport me porositë përkatëse.
- Menaxhimi dhe ruajtja e faturave, kontratave dhe dokumentacionit të lidhur me blerjet.
- Bashkërendimi me departamente të tjera për rakordimin dhe verifikimin e dokumentacionit financiar.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose në fusha të përafërta.
- Përvojë pune në sektorin e ndërtimit.
- Eksperiencë në financë, blerje, kontabilitet të furnitorëve ose në funksione të ngjashme.
- Njohuri të mira mbi proceset e faturimit dhe rakordimit me furnitorët.
- Përdorim i mirë i MS Office, në veçanti i Excel.
- Saktësi në punë, organizim i mirë dhe kujdes ndaj hollësive.
- Aftësi për të punuar si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në bashkëpunim me ekipin.
Çfarë ofrohet:
- Angazhim afatgjatë në një kompani të stabilizuar.
- Mjedis pune profesional dhe me ritëm dinamik.
- Mundësi për rritje profesionale dhe përfshirje në projekte me rëndësi në industrinë e ndërtimit.
- Paketë konkurruese, e përcaktuar sipas nivelit të eksperiencës.