Përshkrimi
Millennium Group është duke forcuar ekipin teknik për projektet që po zhvillon në Jalë dhe kërkon një Arkitekt Kantieri që të ndjekë realizimin e punimeve në terren dhe të bashkërendojë aktivitetin mes ekipeve teknike.
Detyrat
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Mbikëqyr zhvillimin e punimeve në përputhje me projektin arkitektonik.
- Bashkërendon angazhimet me inxhinierët, kontraktorët dhe ekipet që punojnë në kantier.
- Kontrollon nëse punimet realizohen sipas projektit dhe specifikimeve teknike.
- Identifikon problematikat që shfaqen gjatë zbatimit dhe sugjeron zgjidhje për to.
- Kryen matje dhe verifikime të rregullta në terren.
- Harton raporte lidhur me ecurinë e punimeve.
- Punon ngushtë me ekipin e projektimit për ndryshime ose detaje teknike që dalin gjatë zbatimit.
Kualifikimet
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Arkitekturë.
- Përvoja në ndjekjen e punimeve në kantier konsiderohet përparësi.
- Njohuri shumë të mira në AutoCAD dhe Microsoft Office.
- Njohja e Revit dhe e programeve të tjera të projektimit vlerësohet si avantazh.
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe komunikuese.
- Patentë e kategorisë B.
Çfarë Ofrojmë
- Angazhim profesional në një prej kompanive udhëheqëse të sektorit të ndërtimit.
- Mundësi për t’u bërë pjesë e projekteve prestigjioze dhe afatgjata.
- Mjedis pune profesional me hapësira për zhvillim në karrierë.
- Paketë konkurruese në varësi të eksperiencës.
- Akomodim në Jalë.