MEGATEK, hipermarketi më i madh në Shqipëri në formatin “Do It Yourself”, që operon në shitje me shumicë dhe pakicë, në kuadër të zgjerimit të projekteve të veta, po kërkon të punësojë Kasiere.
Qëllimi i pozicionit
Kjo pozitë ka për detyrë të administrojë me saktësi procesin e arkëtimit, të sigurojë një përvojë të kënaqshme për klientët dhe të ruajë standarde të larta shërbimi në pikën e shitjes.
Detyrat
- Realizon me përpikëri arkëtimin dhe lëshon dokumentacionin fiskal përkatës.
- Pret klientët dhe komunikon me ta në mënyrë profesionale.
- Kontrollon saktësinë e pagesave me para në dorë, kartë ose forma të tjera pagese.
- Administron fondin e arkës në përputhje me procedurat e kompanisë.
- Identifikon dhe raporton çdo problem ose mospërputhje që shfaqet gjatë punës.
- Punon ngushtë me departamentet përkatëse për të siguruar një shërbim sa më efikas.
- Respekton standardet operative dhe procedurat e vendosura nga kompania.
Kualifikimet
- Diplomë e arsimit universitar.
- Përvojë e mëparshme si kasiere ose në sektorin retail konsiderohet përparësi.
- Aftësi shumë të mira në komunikim dhe qasje e orientuar ndaj klientit.
- Saktësi, ndjenjë përgjegjësie dhe korrektësi në administrimin e vlerave monetare.
- Gatishmëri për të punuar në një mjedis dinamik dhe me ngarkesë pune.
- Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit.
Çfarë ofron Megatek
- Mjedis pune profesional dhe bashkëpunues.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe ecuri në karrierë.
- Trajnim lidhur me proceset dhe standardet e kompanisë.
- Paketë konkurruese kompensimi dhe përfitimesh.
Dokumentet e kërkuara