Përshkrimi
MEGATEK, hipermarketi më i madh i formatit “Do It Yourself” në Shqipëri, që operon në shitje me shumicë dhe pakicë, në kuadër të zgjerimit të projekteve të veta, është në kërkim të një Auditit të Brendshëm.
Qëllimi i pozicionit:
Ky rol synon të garantojë mbikëqyrje dhe kontroll efikas të proceseve operative, administrative dhe financiare të kompanisë përmes auditimeve të rregullta të brendshme. Pozicioni ka për objektiv evidentimin e risqeve, sigurimin e zbatimit të procedurave të brendshme dhe mbështetjen e përmirësimit të vazhdueshëm të efikasitetit operacional në MEGATEK.
Detyrat
- Të veprojë duke njohur dhe zbatuar statutin e kompanisë, aktet ligjore e nënligjore në fuqi, si edhe standardet e auditimit të brendshëm.
- T’i kryejë përgjegjësitë në mënyrë të paanshme dhe profesionale, në përputhje me rregulloren e brendshme, me rregullat e funksionimit të subjektit dhe me procedurat specifike të auditimit të brendshëm në sektorin privat.
- Të realizojë auditime të pavarura nga këndvështrimi profesional, duke u udhëhequr nga interesi i shoqërisë (kompanisë), me synim forcimin e besimit te paanësia dhe niveli i lartë i efektivitetit të shërbimit, sa herë që kërkohet.
- Të ushtrojë aktivitetin sipas programit vjetor të miratuar nga organet drejtuese të shoqërisë, përveç rasteve kur po nga këto organe janë aprovuar ndryshime përkatëse.
- T’u paraqesë organeve drejtuese të kompanisë, përmes personit të autorizuar, propozime për pezullimin, korrigjimin e menjëhershëm ose ndërprerjen e veprimtarive të paligjshme apo të atyre që dëmtojnë rëndë interesat e subjektit ose krijojnë risk për dëme në pasuri, pronë, imazh etj.
- Të japë rekomandime për subjektin e audituar lidhur me korrigjimin e mangësive dhe parregullsive, masat që duhen ndërmarrë kur konstatohen dëme ekonomike dhe financiare, mënyrën e zhdëmtimit të tyre, si edhe propozime që ndihmojnë në uljen e mundësisë së përsëritjes së këtyre rasteve në të ardhmen.
- Të mos bëjë publik asnjë informacion apo shkelje të konstatuar gjatë auditimit ose në lidhje me të, si dhe të ruajë dokumentacionin për çdo aktivitet auditimi të realizuar, në përputhje me detyrimet që burojnë nga aktet statutore, rregulloret dhe ligjet në fuqi për përdorimin dhe arkivimin e këtyre dokumenteve.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Financë, Ekonomi, Kontabilitet ose në fusha të përafërta.
- Minimumi 3 vite përvojë në role drejtuese që lidhen me Financën, Auditimin ose Kontrollin e Brendshëm.
- Njohuri shumë të mira të Microsoft Office, me theks të veçantë te Excel.
- Shkathtësi të forta analitike dhe kujdes i lartë ndaj hollësive.
- Integritet profesional dhe saktësi në punë.
- Aftësi shumë të mira në komunikim dhe organizim.