Përshkrimi
Max Royal G po kërkon të angazhojë një Menaxher/e Hoteli Golem.
Kualifikimet
Kandidati/ja ideal/e duhet të ketë:
- Të paktën 5 vite përvojë në drejtimin e hoteleve; përvoja në struktura 4★–5★ është e preferuar.
- Përvojë në role menaxheriale dhe në administrimin e strukturave hoteliere me kapacitet të madh.
- Njohuri të gjithanshme për funksionimin e hotelit, përfshirë Front Office, Housekeeping, F&B, Guest Relations, SPA dhe shërbime të tjera.
- Aftësi të avancuara për organizim, udhëheqje të stafit, planifikim dhe mbikëqyrje të operacioneve.
- Zotësi për të drejtuar një ekip të madh dhe për të garantuar ruajtjen e standardeve të shërbimit.
- Njohuri për kontrollin e shpenzimeve, buxhetimin, të ardhurat dhe performancën e hotelit.
- Aftësi shumë të mira në komunikim dhe menaxhim.
- Njohje të mirë të gjuhës angleze; njohja e gjuhëve të tjera të huaja konsiderohet përparësi.
- Njohuritë mbi programet e menaxhimit të hoteleve dhe sistemet operative përbëjnë avantazh.
Ne ofrojmë:
- Një rol drejtues në një hotel 5★ që është në zhvillim të vazhdueshëm.
- Ambient pune profesional dhe energjik.
- Paketë pagese konkurruese, e përcaktuar sipas përvojës dhe profilit të kandidatit/es.
- Mundësi për rritje profesionale dhe zhvillim afatgjatë.