Përshkrimi
Max Royal G po kërkon të rekrutojë një Ekonomiste Golem.
Kualifikimet
Kërkesat:
- Kërkohet të paktën 5 vjet përvojë profesionale në ekonomi ose kontabilitet; përvoja në industrinë hoteliere konsiderohet avantazh i rëndësishëm.
- Zotërim i shkëlqyer i kontabilitetit, financave, faturimit, rakordimeve dhe mbikëqyrjes financiare.
- Aftësi shumë të mira në përdorimin e programeve financiare, në veçanti Alpha Web, Finance 5/Financa, Excel dhe programe të tjera kontabiliteti.
- Njohuri të avancuara të Microsoft Excel, duke përfshirë përpunimin dhe analizimin e të dhënave financiare.
- Aftësi për hartimin dhe verifikimin e raporteve financiare, pagesave, faturave dhe dokumenteve ekonomike.
- Përvojë në menaxhimin dhe kontrollimin e dokumentacionit të kompanisë.
- Saktësi, korrektësi, përgjegjshmëri dhe ruajtje e konfidencialitetit.
- Shkathtësi të mira në organizim dhe komunikim.
- Mosha e dëshiruar është 30–45 vjeç.
- Përparësi u jepet kandidatëve me përvojë në hotele 4★–5★.
Çfarë ofrojmë
- Rol të qëndrueshëm brenda një strukture 5★.
- Ambient pune profesional dhe serioz.
- Pagë konkurruese, e përcaktuar sipas përvojës dhe kualifikimeve.
- Mundësi për zhvillim profesional.