Përshkrimi
Kompania Marina Limion synon të angazhojë një Magazinier Sarande.
Detyrat
- Menaxhon magazinën sipas politikave dhe objektivave të kompanisë.
- Mbikëqyr pranimin e produkteve, ruajtjen e tyre, shpërndarjen, si edhe mirëmbajtjen e hapësirave dhe pajisjeve të punës.
- Organizon dhe përdor në mënyrë efikase sipërfaqet e magazinës.
- Verifikon sasinë dhe cilësinë e çdo produkti që hyn ose del nga magazina.
- Kujdeset për plotësimin e dokumenteve të magazinës, përfshirë fletë-hyrje, fletë-dalje, proces-verbalet dhe inventarin.
- Dokumenton asetet e kompanisë që u dorëzohen punonjësve për përdorim.
- Mban dokumentacionin përkatës kur dëmtohet ndonjë aset i kompanisë.
- Kryen inventarizime të rregullta për artikujt nën përgjegjësinë e tij.
- Bashkëpunon me operatoren e financës për të verifikuar përputhjen mes regjistrimeve në sistem dhe lëvizjeve fizike të mallrave.
- Hedh dëftesat e shpërndarjes dhe çdo dokument apo transaksion tjetër që lidhet me hapësirën nën përgjegjësinë e tij.
- Siguron kodifikimin dhe sistemimin e duhur të produkteve në magazinë, për ta bërë identifikimin dhe kontrollin e tyre sa më të lehtë.
Kualifikimet
- Të ketë aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj hollësive.
- Të tregojë saktësi gjatë administrimit të dokumentacionit.
- Të jetë i përgjegjshëm dhe i aftë për bashkëpunim.
- Arsimi i lartë konsiderohet përparësi.
Lokacioni: Porti Marina Limion, Sarandë