Përshkrimi
Marina Limion po kërkon një Inxhinier Civil në Zbatim Sarande.
Detyrat
- Të ndiqet përparimi fizik i punimeve dhe t’u raportohet Administratorëve mbi ecurinë.
- Të monitorohen punimet në terren, duke garantuar përputhjen me projektin teknik, normat e cilësisë dhe afatet e përcaktuara.
- Të bashkërendohet puna dhe komunikimi me ekipet, furnitorët dhe nënkontraktorët lidhur me zhvillimin e punimeve.
- Të përgatiten dhe verifikohen planet javore të aktiviteteve të ndërtimit.
- Të hartohet dokumentacioni teknik, përfshirë situacionet për matjet, volumet dhe mbylljen e punimeve.
- Të evidentohen çështjet e mundshme gjatë ndërtimit dhe të propozohen zgjidhje teknike përkatëse.
- Të sigurohet realizimi i punës sipas rregullave të sigurisë dhe mbrojtjes në punë.
Kualifikimet
- Të zotërohet diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi.
- Të ketë 5 vite përvojë në zbatimin e projekteve të ndërtimit.
- Të ketë aftësi në përdorimin e programit inxhinierik AutoCAD.
- Të mund të punohet në ekip dhe të menaxhohen me efikasitet ekipet në terren.
- Të disponohen aftësi të mira analitike dhe kapacitet për zgjidhjen e problemeve teknike.
- Të njihen mirë programet e paketës MS Office.