Përshkrimi
Luara ka një vend të lirë pune për pozicionin Ndihmës Pasticier/e.
Detyrat kryesore
- Mbështet përgatitjen e ëmbëlsirave dhe të produkteve të pastiçerisë.
- Bën gati dhe vendos në rregull përbërësit duke ndjekur udhëzimet.
- Mban të pastër dhe të organizuar hapësirën e punës.
- Respekton kërkesat e higjienës dhe të sigurisë ushqimore.
Kualifikimet e kërkuara
- Përvoja e mëparshme në pastiçeri vlerësohet si përparësi.
- Kërkohet gatishmëri për të mësuar dhe për të avancuar profesionalisht.
- Nevojiten ndjenjë përgjegjësie, korrektësi dhe kujdes për hollësitë.
- Kërkohet aftësi për bashkëpunim në ekip dhe për punë në një mjedis dinamik.