Përshkrimi
Luara ka një vend të lirë pune për Kuzhinier.
Pozicioni është për kuzhinë tradicionale dhe steakhouse.
Detyrat
- Gatuan ushqime të ndryshme në përputhje me praktikat më të mira për trajtimin e ushqimit dhe standardet higjieno-sanitare.
- Përgatit produkte dhe artikuj të ndryshëm ushqimorë në varësi të nevojave.
- Verifikon cilësinë e produktit.
- Kujdeset për pastërtinë e hapësirës dhe të pajisjeve të punës.
- Bën gati mjetet që nevojiten për punën në kuzhinë.
- Kryen përgatitjet paraprake të përbërësve të nevojshëm për gatimet e planifikuara.
- Punon në bashkëpunim me kolegët dhe eprorët, ndër të tjera.
Kualifikimet
Kualifikimet dhe kërkesat Arsimimi:
- Të ketë diplomë të shkollës profesionale për këtë profil.
- Të ketë përvojë pune në role të ngjashme.
Aftësi të tjera të kërkuara:
- Të jetë i familjarizuar me produkte të ndryshme ushqimore.
- Të zotërojë njohuri për receta të ndryshme gatimi dhe t'i zbatojë ato.