Përmbledhja e punës
Zbaton proceset mes dyqanit dhe depos sipas procedurave, rregulloreve, udhëzimeve dhe legjislacionit në fuqi. Gjatë transaksioneve të produkteve të dyqanit, siguron që sasitë e regjistruara të stokut të përputhen vazhdimisht me gjendjen fizike.
Pesoneli i Magazinës / Depos Toptani Center
Përgjegjësitë
- Pranon furnizimet e dyqaneve sipas procedurës dhe hedh pakot në sistem. Merr sa më shpejt produktet, alokimet e të cilave janë pranuar në sistem për stokun e dyqanit.
- Verifikon dy herë alarmet dhe etiketat e produkteve të pranuara për stokun e dyqanit, të cilat duhen vendosur në seksione sa më shpejt. Organizon transaksionet nga depoja drejt seksioneve dhe ua shpërndan produktet punonjësve të seksionit.
- Njofton Përfaqësuesin e Depos dhe/ose drejtuesit e dyqanit për pasaktësitë e konstatuara gjatë pranimit të furnizimeve, si produkte të tepërta, të munguara apo të gabuara. Zbaton masat korrigjuese sipas udhëzimeve të marra.
- Siguron dërgimin në kohë të produkteve të kthyera ose të transferuara drejt depove përkatëse, duke respektuar procedurat.
- Raporton te Përfaqësuesi i Depos dhe/ose drejtuesit e dyqanit çdo gabim të zbuluar gjatë marrjes së furnizimeve, përfshirë produkte më shumë ose më pak se sasia e parashikuar dhe produkte të pasakta. Kryen korrigjimet sipas udhëzimeve që merr.
- Monitoron nevojat e depos për materiale, përfshirë dokumente për printim, kuti vulash, tonerë, etiketa dhe letër A4, dhe njofton Përfaqësuesin e Depos dhe/ose drejtuesit e dyqanit për furnizimin e tyre.
- Verifikon përputhshmërinë e depos me standardet e auditimit dhe njofton Përfaqësuesin e Depos dhe/ose drejtuesit e dyqanit për të siguruar realizimin e veprimeve korrigjuese.
Dokumentet e kërkuara