Përshkrimi
Rreth nesh
ECFA sha është Institucion Financiar Mikrokredie që operon në treg duke u ofruar individëve kredi konsumatore pa kolateral. Shërbimi karakterizohet nga shpejtësia dhe një procedurë e lehtësuar huamarrjeje, duke ruajtur sigurinë dhe komoditetin e klientëve.
Stafi ynë përfshin profesionistë të financës, IT-së dhe shërbimit ndaj klientit, të specializuar në fushat përkatëse. Si rezultat i zgjerimit gjeografik, kërkojmë profesionistë për rolin e Specialist i Shërbimit të Klientit për degën Gjirokastër.
Detyrat
- Të përpunojë aplikimet për kredi në degë, duke zbatuar procedurat e kontrollit dhe vlerësimit të përcaktuara nga kompania.
- Të shqyrtojë dokumentet e dorëzuara nga klienti.
- Të sistemojë dosjen e kredisë dhe ta paraqesë rastin për miratim, në përputhje me kriteret e procesit të kredidhënies.
- Të trajtojë kërkesa të ndryshme të klientëve lidhur me informacionin dhe procedurat e kredive të tyre.
- Të realizojë transaksionet cash për pagesat e kredive të përpunuara dhe të administrojë arkën sipas standardeve përkatëse.
- T’u ofrojë shërbim klientëve në degë, duke trajtuar kërkesat e tyre dhe duke adresuar problematikat e raportuara sipas proceseve të brendshme të shoqërisë.
Kualifikimet
- Diplomë universitare.
- Aftësi shumë të mira komunikimi, si me gojë ashtu edhe me shkrim.
- Të paktën 1 vit eksperiencë në sektorin e shërbimit ndaj klientit.
- Aftësi të avancuara për evidentimin dhe zgjidhjen e problemeve.
- Mendim analitik dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
- Përdorim profesional i Microsoft Office Suite, Outlook dhe Excel.
- Aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e kohës dhe në përcaktimin e prioriteteve për kryerjen e disa detyrave paralelisht.
Shënime
Benefitet
Përveç pagës për çdo pozicion pune, ECFA sha ofron edhe benefite të tjera:
*Për nivelin Specialist sigurohen Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shendetesor Privat
Trajnime për zhvillimin e aftësive profesionale dhe ndërpersonale
Aktivitete dhe organizime kulturore, sportive dhe argëtuese*