Përshkrimi
ECFA Sh.a është një institucion financiar i mikrokredisë që operon në treg me synimin për t’u ofruar individëve kredi konsumatore pa kolateral, përmes një shërbimi të shpejtë dhe një procesi huamarrjeje të thjeshtuar, duke ruajtur njëkohësisht sigurinë dhe komoditetin e klientëve.
Skuadra jonë përfshin profesionistë të fushës financiare, IT dhe shërbimit ndaj klientit, me përvojë në profilet e tyre përkatëse. Si rezultat i zgjerimit gjeografik, kompania po kërkon kandidatë për rolin e Specialist i Rekuperimit të Kredive në Vonesë.
Detyrat
- Mban komunikim etik dhe profesional me klientët që kanë vonesa në shlyerjen e kredisë, duke përdorur kanalet e vëna në dispozicion nga kompania, si telefoni, SMS, e-mail dhe rrjetet sociale, me qëllim rikthimin e tyre në gjendje standarde.
- Vlerëson aftësinë paguese të klientëve dhe diskuton me ta një plan të ri pagesash ose propozon ristrukturimin e kredisë.
- Ndjek pagesat pas arritjes së marrëveshjes, për t’u siguruar që klienti po respekton kushtet e dakorduara.
- Përditëson statusin e klientit në sistemin e administrimit të kredive pas çdo komunikimi të realizuar.
- Regjistron me kujdes çdo informacion të marrë nga klientët në profilin e tyre në sistemin e administrimit të kredive.
- E njofton klientin për shumën e detyrimit të vonuar, duke shpjeguar secilin zë përbërës të këstit të kredisë dhe duke i paraqitur alternativat e mundshme për uljen e ditëve në vonesë.
- I sugjeron supervizorit faljen e penaliteteve ose komisioneve, në varësi të fushatave përkatëse, dhe verifikon që klienti ka kryer pagesën e nevojshme dhe që kredia ka marrë statusin e duhur.
- Mbështet kolegët dhe bashkërendon me ta aktivitetet operacionale për të garantuar një shërbim sa më profesional ndaj klientëve.
- Menaxhon pyetjet dhe ankesat e klientëve, si edhe shqyrton çdo pretendim të tyre që lidhet me vlerat e detyrimeve në vonesë.
- Ushtron detyrën në përputhje me ligjin dhe rregullat për mbledhjen e borxheve, duke respektuar të drejtat e konsumatorëve gjatë procesit të debt collection.
- Merr përsipër edhe detyra të tjera sipas kërkesës së supervizorit, me synim përmbushjen e objektivave të departamentit.
Kualifikimet
- Diplomë Universitare
- Aftësi shumë të mira organizative dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur gjatë kryerjes së detyrave.
- Aftësi shumë të mira në menaxhimin e të dhënave.
- Aftësi të provuara për të administruar me efektivitet disa prioritete njëkohësisht.
- Aftësi shumë të mira në komunikimin me shkrim, verbal dhe joverbal.
- Aftësi të shkëlqyera për punë në ekip.
- Aftësi shumë të mira kompjuterike.
Benefitet
Institucioni ECFA Sh.a, përveç pagës për secilin pozicion pune, ofron edhe përfitime të tjera, si më poshtë: