Përshkrimi
Rreth nesh
ECFASh.a është një institucion financiar i mikrokredisë që operon në treg me fokus ofrimin e kredive konsumatore pa kolateral për individë. Shërbimi ofrohet me shpejtësi dhe me një proces huamarrjeje të thjeshtuar, duke ruajtur njëkohësisht sigurinë dhe komoditetin e klientëve.
Ekipi ynë përbëhet nga specialistë të financës, IT-së dhe shërbimit ndaj klientit, secili me ekspertizë në fushën përkatëse. Aktualisht kërkohet një Analist Kredie për zonat Korce, Pogradec, Bilisht, Maliq.
Detyrat
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
- Shqyrton kërkesat për kredi dhe dokumentet mbështetëse të klientëve individualë dhe të bizneseve.
- Realizon vlerësim financiar për individët duke analizuar të ardhurat, shpenzimet, detyrimet ekzistuese dhe kapacitetin për pagesë.
- Zhvillon analizë financiare për bizneset përmes interpretimit të pasqyrave financiare, qarkullimit bankar, cash-flow, fitimit neto dhe treguesve financiarë.
- Vlerëson gjendjen financiare të klientit dhe mundësinë e tij për të shlyer detyrimet e kredisë.
- Shqyrton historinë e kreditimit dhe evidenton rrezikun e mundshëm të mospagesës.
- Kontrollon saktësinë dhe vlefshmërinë e dokumentacionit financiar dhe atij ligjor.
- Harton raporte analitike dhe jep rekomandime për miratimin ose refuzimin e kërkesave për kredi.
- Kryen vlerësimin e kolateralit dhe sigurohet që garancitë të përmbushin kërkesat e institucionit.
- Mbikëqyr portofolin aktual të kredive dhe identifikon klientët që paraqesin risk të lartë.
- Punon ngushtë me sektorët e shitjes, riskut, ligjorit dhe operacioneve gjatë trajtimit të aplikimeve.
- Garantohen zbatimi i politikave të brendshme, procedurave operacionale dhe kërkesave rregullatore.
- Mban komunikim profesional me klientët për sqarime, dokumente shtesë dhe ecurinë e procesit të aplikimit.
Analiza Financiare
- Shqyrton pasqyrat financiare të bizneseve, duke përfshirë bilancin, pasqyrën e të ardhurave dhe cash-flow.
- Llogarit dhe interpreton tregues të tillë si likuiditeti, rentabiliteti, niveli i borxhit dhe aftësia paguese.
- Vlerëson stabilitetin financiar dhe performancën ekonomike të biznesit në periudha të ndryshme kohore.
- Analizon burimet e të ardhurave dhe qëndrueshmërinë e tyre si për individët ashtu edhe për bizneset.
- Përgatit projeksione financiare dhe simulime të pagesave të kredisë, kur kjo kërkohet.
- Evidenton faktorët kryesorë të riskut dhe sugjeron masa për uljen e tyre.
Kualifikimet
Kërkesat kryesore
- Diplomë universitare në Financë, Ekonomik, Bankë ose në fusha të përafërta.