Pozicioni: Specialist Auditimi
Departamenti: Audit
Qëllimi i pozicionit
Kontrolli dhe verifikimi i proceseve financiare, kontabël dhe operative të shoqërisë, me fokus në identifikimin e parregullsive, devijimeve dhe risqeve.
Detyrat kryesore
- Kontrollon dokumentacionin financiar dhe kontabël.
- Verifikon faturat, pagesat, kontratat dhe dokumentacionin mbështetës.
- Kontrollon situacionet e punimeve dhe përputhjen e tyre me kontratat dhe preventivat.
- Verifikon kostot e projekteve dhe evidenton devijimet.
- Kontrollon furnitorët, nënkontraktorët dhe rakordimet përkatëse.
- Merr pjesë në kontrollet e magazinës dhe inventarizimet.
- Kontrollon respektimin e procedurave të brendshme.
- Evidenton problematikat dhe përgatit raporte me gjetjet dhe rekomandimet.
- Ndjek zbatimin e masave korrigjuese.
- Bashkëpunon me Financën, Kontabilitetin, Juridikun, Prokurimin dhe Drejtorinë Teknike.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Financë-Kontabilitet dhe/ose Audit.
- Preferohet eksperiencë në audit, financë ose kontabilitet.
- Eksperienca në sektorin e ndërtimit përbën avantazh.
- Njohuri të mira të Excel-it dhe programeve financiare.
- Aftësi analitike, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Integritet dhe konfidencialitet.