Përshkrimi
Roli i Inventarizuesit përfshin realizimin e inventarit të produkteve në fabrikë si edhe në njësi të ndryshme.
Detyrat
- Zbatimi i inventarëve periodikë fizikë për produktet
- Kontrollimi i sasisë dhe gjendjes së mallrave
- Ballafaqimi i stokut fizik me të dhënat e regjistruara në sistem
- Zbulimi dhe raportimi i mospërputhjeve në inventar
- Hedhja e të dhënave dhe hartimi i raporteve
- Bashkëpunim i vazhdueshëm me magazinën dhe sektorin e financës
Kualifikimet
- Përvojë e mëhershme në inventar ose në magazinë konsiderohet përparësi
- Kujdes i shtuar ndaj hollësive dhe saktësi gjatë punës
- Njohuri bazike në përdorimin e kompjuterit, përfshirë Excel dhe sistemet e inventarit
- Shkathtësi organizative dhe analitike