Përshkrimi
Pozita e hapur është për Ekonomist / Ekonomiste në zyrat qendrore të KMY.
Kualifikimet
- Kërkohet diplomë e arsimit të lartë nga Fakulteti Ekonomik.
- Kandidati duhet të zotërojë shumë mirë paketën bazë të MS Office, përfshirë Windows dhe Excel.
- Puna me programin Navision vlerësohet si përparësi.
- Nevojitet përvojë pune prej të paktën 5 vjetësh në të njëjtin profil.
- Përvojat e mëparshme në sektorin ushqimor, veçanërisht në prodhim, konsiderohen avantazh.
- Duhet të ketë aftësi shumë të mira në fushën e kontabilitetit.
- Kërkohet përkushtim i lartë gjatë gjithë orarit të punës.
- Duhet të ketë komunikim të mirë me kolegët dhe gatishmëri për të ofruar mbështetje sipas nevojave të kompanisë.
- Kërkohet që kandidati të dallohet për ndershmëri, integritet dhe korrektësi.
- Duhet të ruajë konfidencialitetin dhe të tregojë etikë të lartë profesionale.
- Preferohen kandidatë të moshës 30-45 vjeç.