Përshkrimi
Klimateknika TB2 sh.p.k është një kompani e rëndësishme në treg që vepron në sektorin e sistemeve HVAC. Aktiviteti i saj përfshin projektimin, zbatimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të ngrohjes, ventilimit, klimatizimit dhe sistemeve solare termale, si për përdorim civil ashtu edhe industrial, në përputhje me standardet shqiptare dhe europiane të efiçiencës së energjisë. E mbështetur në teknologji bashkëkohore dhe në një ekip teknikësh e inxhinierësh me përvojë, kompania i ofron shërbimet e saj jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe më gjerë.
Kompania po kërkon të angazhojë Menaxher/e Logjistike (Profil inxhinierik).
Detyrat
- Të garantojë qarkullimin e rregullt dhe efikas të mallrave dhe materialeve përgjatë gjithë zinxhirit të furnizimit.
- Të drejtojë, përmirësojë dhe zbatojë strategji që synojnë optimizimin e proceseve.
- Të organizojë, koordinojë dhe përmirësojë aktivitetet që lidhen me transportin.
- Të sigurojë marrjen e ofertave, të zhvillojë negociatat me furnitorët, të hartojë kostot dhe të ndjekë procesin e pagesave.
- Të verifikojë dokumentacionin dhe të përcaktojë destinacionin e mallrave pas mbërritjes.
- Të ndjekë të gjithë procedurën e zhdoganimit.
- Të bashkërendojë me magazinën gjendjen aktuale dhe nevojat e kompanisë.
- Të përgatisë raporte periodike në baza javore, mujore dhe vjetore.
Kualifikimet
- Diplomë Master në Inxhinieri, Ekonomi ose në një fushë të përafërt.
- Minimumi 5 vite përvojë në logjistikë.
- Njohuri shumë të mira për proceset logjistike dhe menaxhimin e zinxhirit të furnizimit.
- Zotërim shumë i mirë i gjuhës angleze.
- Aftësi shumë të mira analitike, menaxheriale dhe komunikuese.
- Përdorim i avancuar i paketës Microsoft Office.
- Përvojë e mëparshme me programe për menaxhimin e zinxhirit të furnizimit, ku ODOO konsiderohet përparësi.
- Aftësi të mira për planifikimin dhe administrimin e kohës.
- Gatishmëri për të punuar në ekip.
Ofrohet
- Një mjedis pune komod dhe dinamik.
- Pagë konkurruese.
- Mundësi për zhvillim dhe promovim.
Dokumentet e kërkuara