Përshkrimi
Klimateknika TB2 sh.p.k është një kompani me pozicion të konsoliduar në treg që vepron në sektorin e sistemeve HVAC. Aktiviteti i saj përfshin projektimin, zbatimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të ngrohjes, ventilimit, ajrit të kondicionuar dhe sistemeve solare termale, si për përdorime civile ashtu edhe industriale, duke ndjekur standardet shqiptare dhe europiane për eficiencën e energjisë. E mbështetur në teknologji të avancuar dhe në një ekip teknikësh e inxhinierësh me përvojë, kompania ofron shërbimet e saj si në tregun shqiptar, ashtu edhe më gjerë.
Kompania është në kërkim të një Inxhinier Ekonomie per projekte HVAC.
Detyrat
- Të interpretojë, analizojë dhe zbërthejë projektet.
- Të hapë dhe të administrojë ofertat për klientët aktualë dhe për klientë të rinj.
- Të regjistrojë në platformë ofertat për sistemet Multisplit + Split.
- Të evidentojë në sistem porositë dhe preventivët për Projekte, përfshirë Chiller, VRF, Pajisje, linja tubacione, rakorderi, materiale ndihmëse dhe çdo komponent tjetër.
- Të mirëmbajë dhe përditësojë të dhënat dhe materialet e projekteve sipas nevojave të përditshme të ekipit teknik, duke siguruar përputhjen me ofertën fillestare, saktësinë e kostove dhe dokumentimin e çdo ndryshimi në sistem.
- Të bashkërendojë kërkesat për materiale të projekteve me departamentet përkatëse, me qëllim që materialet e nevojshme të jenë të sakta, të disponueshme dhe të furnizohen në kohë për realizimin e projekteve.
- Të përgatisë preventivë mirëmbajtjeje, furnizimi apo furnizim-vendosje për pjesë këmbimi.
- Të përpunojë dhe të finalizojë ofertat, të gjenerojë dokumentacionin, të komunikojë me klientët për paraqitjen e ofertës dhe ndjekjen e procesit të konfirmimit. Gjithashtu, të koordinojë dhe të kryejë procedurat e nevojshme për daljen e materialeve nga magazina.
- Të hartojë analiza në formë Pivot për porosi të ndryshme dhe të përgatisë raporte periodike.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Industriale, Ekonomi, Menaxhim Biznesi ose në fusha të afërta.
- Preferohet që kandidati të jetë mbi 25 vjeç.
- Përvojë në përdorimin e sistemeve ERP, me përparësi ODOO.
- Njohuri të avancuara në Excel dhe në raportim analitik.
- Njohuri të gjuhës angleze.
Aftësi Personale
- Aftësi shumë të mira në organizim dhe në menaxhimin e kohës.
- Nivel i lartë saktësie dhe vëmendje ndaj hollësive.
- Gatishmëri për punë në ekip dhe bashkëpunim me departamente të ndryshme.
- Aftësi të mira komunikimi me klientë, furnitorë dhe ekipe teknike.
- Aftësi për të përballuar volum pune dhe për të menaxhuar disa detyra në të njëjtën kohë.