Përshkrimi
Klar & Coffee po zgjeron ekipin e saj dhe kërkon një Agjente Shitje.
Detyrat
- Rritja e shitjeve dhe gjetja e klientëve të rinj;
- Kryerja e vizitave në terren dhe mbajtja e komunikimit të rregullt me klientët;
- Prezantimi i produkteve të kompanisë;
- Administrimi dhe zgjerimi i portofolit të klientëve;
- Krijimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët;
- Përmbushja e targeteve mujore të shitjeve;
- Ndjekja e tregut dhe e veprimtarive të konkurrencës;
- Përgatitja periodike e raporteve për aktivitetet dhe rezultatet e shitjeve.
Kualifikimet
- Kërkohet kandidate femër;
- Përvojë e mëparshme në shitje; përvoja në distribucion konsiderohet përparësi;
- Aftësi shumë të mira për komunikim dhe negocim;
- Aftësi për krijimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve me klientët;
- Orientim të fortë ndaj rezultateve dhe targeteve;
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi organizimi;
- Gatishmëri për angazhim në terren;
- Leje drejtimi e kategorisë B.
Vetëm kandidatet që kalojnë përzgjedhjen do të ftohen për intervistë.