Përshkrimi
Kompania Klar Shpk renditet ndër kompanitë më të njohura të sektorit të ndërtimit në Shqipëri.
Kompania po kërkon një Asistente Ekzekutive.
Detyrat
- Të sigurojë bashkërendimin ndërmjet Administratorit / CEO dhe njësive të tjera të kompanisë.
- Të monitorojë detyrat operative të menaxhimit të përditshëm të Presidentit te Grupit.
- Të hartojë korrespondencë administrative të ndryshme, sipas kërkesave.
- Të përgatisë dhe të menaxhojë regjistra të ndryshëm.
- Të ruajë ose të përcjellë dokumentacionin që i ngarkohet.
- Të ndjekë kontratat me partnerë dhe organizata kombëtare e ndërkombëtare.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Shkenca Sociale /Administrim biznesi/ Mardhenie me publikun.
- Të zotërojë së paku 3 vjet eksperiencë në një rol të ngjashëm.
- Të ketë njohuri të mira të anglishtes, si në komunikim me shkrim ashtu edhe në të folur.
- Të njohë mirë programet kompjuterike: MS Word, Excel, Internet, E - mail, etj.
- Të disponojë aftësi shumë të mira në komunikim dhe bashkëpunim.
- Të jetë e aftë të punojë në ekip.
- Të tregojë përkushtim, këmbëngulje, ambicie, korrektësi dhe vullnet për të investuar në zhvillimin profesional.
Dokumentet e kërkuara
- CV e detajuar në shqip, me foto të bashkangjitur.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Suksese!