Përshkrimi
Kompania Klar Shpk renditet ndër kompanitë më prestigjioze të sektorit të ndërtimit në Shqipëri.
Kompania kërkon një Inxhinier Ndërtimi.
Detyrat
- Të zotërojë shumë mirë zbatimin e projekteve.
- Të njohë dokumentacionin Tekniko–Ligjor të nevojshëm në objekt.
- Të përgatisë preventivë, situacione mujore dhe dokumentacion që lidhet me proceset e kryera.
- Të jetë në gjendje të ndjekë progresin e proceseve të punës në kantier.
- Të udhëheqë dhe të mbikëqyrë stafin e angazhuar në projekt.
- Të respektojë me rigorozitet kontratat e sipërmarrjes.
- Të ketë organizim të shkëlqyer, të koordinojë punën dhe të raportojë te bashkëpunëtorët e projektit.
Kualifikimet
- Diplomë nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, me profil Inxhinieri Ndërtimi.
- Të paktën 5 vjet përvojë pune në të njëjtin profil, kryesisht në objekte civile me karakter tregëtar dhe banimi.
- Të jetë i gatshëm për rolin e Drejtues Teknik.
- Njohje e gjuhës Angleze.
- Njohuri të programeve Autocad, office.
- Të komunikojë mirë dhe të ketë aftësi të mira drejtuese, menaxheriale dhe teknike.
- Aftësi për të administruar disa procese në të njëjtën kohë.