Përshkrimi
Kërkohet një Menaxher/e Shitjesh që do të kujdeset për drejtimin e veprimtarisë së dyqanit dhe për zgjerimin e rrjetit të shpërndarjes së produkteve elektro-shtëpiake.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Të koordinojë dhe të mbikëqyrë punën e përditshme të dyqanit.
- Të udhëheqë ekipin e shitjeve dhe të nxisë performancën e tij.
- Të përcaktojë objektivat mujore të shitjes dhe të ndjekë realizimin e tyre.
- Të sigurojë paraqitjen e rregullt të produkteve, prezantimin e tyre dhe gjendjen në dispozicion.
- Të ndërtojë dhe të mbajë marrëdhënie me distributorë, dyqane bashkëpunëtore dhe klientë biznesi.
- Të gjejë klientë të rinj dhe të eksplorojë tregje të reja.
- Të zhvillojë negociata dhe të hartojë oferta tregtare.
- Të ndjekë porositë, stokun, arkëtimet dhe detyrimet e klientëve.
- Të vlerësojë rezultatet e punës dhe të përgatisë raporte periodike për menaxhmentin.
- Të vëzhgojë tregun, nivelin e çmimeve dhe lëvizjet e konkurrencës.
Kualifikimet
Kriteret e kërkuara:
- Të ketë përvojë të mëhershme në shitje dhe në menaxhim.
- Përbën avantazh përvoja në fushën e elektro-shtëpiakeve, elektronikës ose distribucionit.
- Të zotërojë aftësi të mira organizimi, komunikimi dhe negocimi.
- Të jetë i/e fokusuar në rezultate dhe në përmbushjen e objektivave.
- Të ketë aftësi për të udhëhequr dhe për të motivuar ekipin.
- Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office, me theks të veçantë në Excel.
- Të disponojë leje drejtimi dhe të jetë i/e gatshëm/me për lëvizje në terren.
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese.
- Bonus të lidhur me performancën dhe përmbushjen e objektivave.