Përshkrimi
Kërkohet një Menaxher/e Projekti ne ndertim që do të merret me bashkërendimin e projektit, mbikëqyrjen e rrjedhës së proceseve të punës dhe komunikimin me klientët.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Të hartojë planin e punës dhe të ndjekë ecurinë e përgjithshme të projektit.
- Të koordinojë stafin, nënkontraktorët, furnitorët dhe të gjitha palët e përfshira.
- Të mbajë nën kontroll afatet dhe të organizojë proceset e punës.
- Të evidentojë dhe të raportojë vonesa, problematika dhe çështje që kërkojnë vendimmarrje.
- Të organizojë takime periodike dhe t’u raportojë drejtuesve për progresin e projektit.
- Të administrojë dhe të ndjekë dokumentacionin e projektit.
- Të organizojë takime me klientë të interesuar për blerjen e apartamenteve ose njësive.
- Të prezantojë projektin, tipologjitë, çmimet dhe kushtet e shitjes.
- Të shoqërojë klientin që nga kontakti fillestar deri në përmbylljen e marrëveshjes.
- Të organizojë vizita në projekt dhe të mbajë komunikim të vazhdueshëm me klientët.
- Të ndjekë kërkesat, përzgjedhjet dhe ndryshimet e dakordësuara me blerësit.
- Të përditësojë informacionin për njësitë në dispozicion, rezervimet dhe shitjet.
- Të bashkëpunojë me ekipin e marketingut dhe të shitjeve për arritjen e objektivave.
Kualifikimet
Kriteret e kërkuara:
- Të ketë arsim të lartë; përparësi kanë profilet në Menaxhim, Inxhinieri Ndërtimi, Arkitekturë ose fusha të ngjashme.
- Të ketë përvojë në menaxhim projekti, në shitje pronash ose në sektorin e ndërtimit.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira në komunikim, prezantim dhe negocim.
- Të jetë i/e aftë të krijojë dhe të ruajë marrëdhënie profesionale me klientët.
- Të ketë organizim të mirë dhe aftësi për të ndjekur disa procese në të njëjtën kohë.
- Të jetë i/e orientuar drejt rezultateve dhe përmbushjes së objektivave.
- Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
- Të posedojë leje drejtimi dhe të ketë gatishmëri për lëvizje.
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese, sipas nivelit të eksperiencës.
- Mundësi për t’u përfshirë në projekte të rëndësishme në ndërtim.
- Mjedis pune profesional me perspektivë zhvillimi afatgjatë.
- Pozicion me përgjegjësi dhe me hapësirë reale për vendimmarrje.