Përshkrimi
Kantina e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu ka një vend të lirë pune për Ndihmës Ekonomist/e Durrës.
Detyrat
- Mbështet regjistrimin dhe përpunimin e dokumenteve financiare e kontabël.
- Merret me përgatitjen dhe organizimin e faturave të shitjes e të blerjes, së bashku me dokumentacionin shoqërues.
- Ndihmon në administrimin e lëvizjeve të magazinës dhe të fletëve të hyrjes e të daljes.
- Jep mbështetje për regjistrimin e transaksioneve bankare.
- Ndihmon në rakordimin me klientët dhe furnitorët të faturave dhe dokumentacionit.
Kualifikimet
- Kërkohet diplomë universitare në Ekonomi, Financë-Kontabilitet ose një drejtim të përafërt.
- Nevojitet përvojë e mëparshme prej të paktën 2 vite.
- Kërkohen njohuri themelore të kontabilitetit dhe të dokumentacionit financiar.
- Nevojiten njohuri të mira të paketës Alpha ose të një programi tjetër financiar.