Përshkrimi
Kantina e Pijeve “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” ka një vend të lirë pune për Arketar/e në Durrës.
Detyrat kryesore
- Administrimi i arkës dhe realizimi i arkëtimeve të përditshme.
- Monitorimi i pagesave të klientëve, si në para të gatshme, ashtu edhe përmes mënyrave të tjera të pagesës.
- Mbajtja e regjistrimeve të sakta për çdo transaksion.
- Përgatitja dhe verifikimi i faturave, kuponëve dhe dokumenteve shoqëruese.
- Verifikimi i gjendjes së arkës dhe bankës, si dhe kryerja e rakordimeve në përfundim të ditës.
Kualifikimet e kërkuara
- Përvojë pune si arketar/e, në fushën e financës ose në një rol të ngjashëm.
- Njohje bazë e dokumenteve financiare dhe e procedurave të arkëtimit.
- Aftësi për të punuar si individualisht, ashtu edhe në ekip.
- Përdorimi i programeve financiare dhe kompjuterike konsiderohet përparësi.
Çfarë ofrohet:
- Pagesë në nivel shumë të kënaqshëm.
- Mundësi për avancim profesional.
- Mjedis pune profesional dhe korrekt.
Orari i punës:
Nga e hëna deri të premten: 08:00 – 16:30
Të shtunën: 08:00 – 12:00
Vendi i punës ndodhet në Durrës.