Përshkrimi
I.XH.E.M Parafabrikat ndërton konstruksione parafabrikate prej betoni të armuar dhe ofron një shumëllojshmëri produktesh, komponentësh e sistemesh konstruktive. Këto mbulojnë kërkesat për ndërtesa industriale, tregtare, zyra, ambiente magazinimi, infrastrukturë, banesa, kabina elektrike dhe mure rrethuese.
Për të mbështetur zgjerimin e veprimtarisë së saj, kompania kërkon një Inxhinier Ndërtimi në Zbatim.
Përgjegjësitë
- Monitoron përparimin e punimeve në kantier.
- Zbërthen preventivin e objektit, cakton prioritetet dhe mbikëqyr vazhdimisht përmbushjen e tyre.
- Analizon nevojat dhe çështjet teknike që duhen zgjidhur për vijimin e rregullt të punimeve, duke propozuar mënyra dhe forma për trajtimin e tyre.
- Evidenton dhe raporton rreziqet kryesore që shfaqen gjatë zbatimit të projektit.
- Siguron detajimin e saktë të preventivit, me të gjithë zërat e nevojshëm në përputhje me specifikimet teknike dhe standardet e kompanisë.
- Bashkëpunon me strukturat e tjera të kompanisë për të përcaktuar materialet, pajisjet dhe makineritë që nevojiten për projektin.
- Përgatit situacionet mujore faktike dhe progresive.
- Krahason furnizimet me inventarët fizikë mujorë për të verifikuar saktësinë e librezave të masave.
Kërkesat për kualifikim
- Studime universitare të përfunduara Bachelor/Master në Inxhinieri.
- Aftësi për njohjen dhe përdorimin e AutoCAD dhe programeve të ngjashme.
- Njohje e paketës Microsoft Office.
- Zotërim i gjuhës italiane ose angleze.
- Pajisje me patentë drejtimi të kategorisë B.
- Përparësi u jepet kandidatëve që banojnë në Durrës.
Dokumentet e kërkuara
Adresa: Kompania ndodhet në Vrrine, Sektor Rinia Durrës.