Përshkrimi i kompanisë dhe pozicionit
I.XH.E.M Parafabrikat ndërton konstruksione parafabrikate prej betoni të armuar dhe ofron një shumëllojshmëri produktesh, komponentësh e sistemesh konstruktive. Këto zgjidhje mbulojnë kërkesat për ndërtesa industriale, tregtare, zyra, ambiente magazinimi, infrastrukturë, banesa, kabina elektrike dhe mure rrethuese.
Për të mbështetur zgjerimin e veprimtarisë së saj, kompania ka hapur një vend pune për Inxhinier Mekanik.
Përgjegjësitë
- Në bashkëpunim me ekipin e mirëmbajtjes, përgatit planin dhe monitoron mirëmbajtjen parandaluese dhe shërbimet periodike për makineritë dhe linjat e prodhimit.
- Zbulon defektet, koordinon punimet e riparimit dhe mbikëqyr vënien sërish në punë të pajisjeve.
- Krijon dhe menaxhon bazën e të dhënave teknike për makineritë dhe pajisjet e fabrikës.
- Përgatit specifikimet teknike dhe ndjek kërkesat e blerjes për pjesë këmbimi dhe materiale.
- Rekomandon trajnime, certifikime dhe specializime teknike për punonjësit përkatës.
- Informon periodikisht Drejtorin e Prodhimit për gjendjen teknike të pajisjeve dhe problemet e konstatuara.
Kërkesat për kandidatët
- Të kenë përfunduar studimet universitare në Inxhinieri Mekanike.
- Të zotërojnë njohuri për makineritë industriale, sistemet mekanike dhe proceset e mirëmbajtjes në industri.
- Të jenë të aftë të diagnostikojnë defekte, të analizojnë probleme teknike dhe të organizojnë ndërhyrje mirëmbajtjeje.
- Të përdorin shumë mirë paketën bazë MS Office.
- Të disponojnë patentë drejtimi të klasit B.
- Përparësi kanë kandidatët që banojnë në Durrës.
Dokumentet e kërkuara
Vendndodhja: Vrrine, Sektor Rinia Durrës.