Përshkrim
"ITE Group" është një prej kompanive kryesore në tregun shqiptar për materiale elektrike, pajisje elektronike dhe sisteme fotovoltaike. Si shitës me pakicë dhe distributor në Shqipëri, "ITE Group" përfaqëson disa nga markat më të njohura ndërkombëtare, përfshirë Schneider Electric, Philips, Bosch, Huawei, Vimar, Vortice, 3M, Pramac, Arnocanali, Prysmian Group, Femi CZ, Electrocanali, etj. Një sektor thelbësor i kompanisë është njësia e Montimit të Paneleve Elektrike, e krijuar në vitin 2006, ku prodhohen panele për shpërndarje elektrike, kondicionim dhe automatizim industrial. Kompania është e autorizuar nga "Schneider Electric" si Panel Builder për panele deri në 4000 A.
Për zgjerimin e stafit, "ITE Grup" kërkon të angazhojë një Shites ne Dyqan për një prej pikave të saj të shitjes në qytetin e Durresit.
Detyrat
- Ofron shërbim cilësor për çdo klient pranë banakut, duke dhënë informacion, oferta dhe zgjidhje për kërkesat e tyre sipas procedurave të kompanisë.
- U shpjegon klientëve veçoritë e produkteve të disponueshme në dyqan dhe ofron sqarimet e nevojshme për plotësimin e kërkesave nga stoku i dyqanit ose magazina e kompanisë.
- Kryen shitjen, dorëzon mallin sipas kërkesës së klientit, si edhe realizon faturimin dhe arkëtimin.
- Identifikon mungesat në stokun e dyqanit dhe raporton për to.
- Ndjek furnizimin e dyqanit nga magazina qendrore, përgatit kërkesat për ruajtjen e niveleve të stokut dhe zbaton procedurat përkatëse të kompanisë.
- Verifikon gjendjen e inventarit.
Kualifikimet
- Zotëron njohuri të mira për materialet elektrike; njohuritë teknike konsiderohen avantazh.
- Ka njohuri bazë të Paketes Microsoft Office dhe përvojë të mëparshme me regjistrimin e faturave të mallrave (Hyrje-Dalje produktesh).
- Ka përvojë në fusha të përafërta.
- Demonstron aftësi shumë të mira komunikimi me klientët.
- Tregon përkushtim të lartë gjatë orarit të punës.
- Ka aftësi për bashkëpunim në grup.
- Mban konfidencialitetin.