Përshkrimi
Kompania ITE Enineering shpk, e angazhuar në realizimin e projekteve elektrike, po zgjeron stafin e saj me një Inxhinier Elektrik në Mirëmbajtje/Zbatim në Impiantet Fotovoltaike.
Pozicioni synon ruajtjen e rendimentit optimal të impianteve fotovoltaike, nëpërmjet mirëmbajtjes së specializuar, zbatimit të saktë të punëve dhe sigurimit të një funksionimi të qëndrueshëm e të sigurt të sistemeve elektrike.
Detyrat kryesore
- Mbikëqyr funksionimin e sistemeve elektrike në impiantet fotovoltaike, duke përfshirë module PV, invertera, transformatorë, panele elektrike, kabllime DC/AC, sisteme mbrojtjeje dhe kontrolli.
- Kryen inspektime të rregullta, diagnostikime dhe regjistron çështjet teknike të evidentuara në impiant.
- Zbaton mirëmbajtje parandaluese dhe korrigjuese në përputhje me planet përkatëse të mirëmbajtjes.
- Shqyrton alarmet dhe defektet e inverterave, sistemeve SCADA/monitorimit dhe pajisjeve elektrike.
- Ndjek dhe koordinon proceset e instalimit, montimit dhe vënies në funksion të pajisjeve elektrike.
- Mbikëqyr punimet elektrike në terren, në përputhje me projektet, skemat elektrike dhe kërkesat teknike.
- Verifikon cilësinë e materialeve dhe pajisjeve të përdorura gjatë realizimit të punimeve.
- Lexon dhe interpreton skema elektrike, vizatime teknike dhe dokumentacion projekti.
- Realizon matje dhe prova elektrike, përfshirë izolimin, vazhdimësinë, tokëzimin, tensionin dhe rrymën.
- Harton raporte teknike për mirëmbajtjen, ndërhyrjet e kryera dhe gjendjen e pajisjeve.
- Përcakton nevojat për pjesë këmbimi dhe bashkërendon ndërhyrjet teknike.
- Punon ngushtë me ekipet e instalimit, operatorët, furnitorët dhe kontraktorët teknikë.
- Siguron zbatimin e procedurave të sigurisë në punë dhe standardeve për punimet elektrike.
Kualifikimet
- Diplomë Bachelor/Master në Inxhinieri Elektrike, me preferencë për profil energjetik.
- Përvojë në mirëmbajtjen ose zbatimin e sistemeve elektrike; përvoja në impiante fotovoltaike konsiderohet avantazh.
- Njohuri për sistemet PV, inverterat, pajisjet e tensionit të ulët/mesëm dhe mbrojtjet elektrike.
- Aftësi për analizimin e skemave elektrike dhe dokumentacionit teknik.
- Njohuri bazë për sistemet e monitorimit (SCADA) dhe diagnostikimin e defekteve.
- Aftësi të mira organizative, përgjegjshmëri dhe fokus në zgjidhjen e problemeve.
- Gatishmëri për angazhim në terren dhe për ndërhyrje teknike kur kërkohet.
Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret e mësipërme do të kontaktohen.