Përshkrimi
Instruktor/e Pastiçerie (me kohë të pjesshme)
Detyrat
- Harton programin e trajnimit për pjesën teorike dhe praktike në laborator.
- E zbaton planprogramin e kursit me saktësi.
- Monitoron përparimin e kursantëve përgjatë mësimit, deri në pajisjen e tyre me certifikatë.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsim të lartë ose të mesëm në Hoteleri Turizëm/Pastiçeri.
- Të posedojë mbi 6 vite përvojë pune në pastiçeri ose në angazhime të ngjashme.
- Përvoja në mësimdhënie vlerësohet si avantazh.
- Të jetë kreativ/e dhe inovativ/e, duke ndjekur tendencat e tregut.
- Të mos ketë masa disiplinore.