Përmbledhje
Mësimdhënie për kursin profesional Mekanik (Motorist, Xhenerik, Elektroauto), me angazhim me kohë të pjesshme.
Detyrat kryesore
- Harton dhe zhvillon programin mësimor, si në teori ashtu edhe në praktikë në laborator.
- Zbaton planprogramin e kursit me saktësi.
- Monitoron përparimin e kursantëve gjatë mësimit, deri në fazën e certifikimit.
Kërkesat profesionale
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.
- Të zotërojë mbi 4 vite përvojë praktike në profilet Motorist, Xhenerik dhe Elektroauto.
- Përvoja paraprake në mësimdhënie konsiderohet avantazh.
- Të ketë njohuri për programet bazë kompjuterike (microsoft office).
Dokumentet e kërkuara
- CV në gjuhën shqipe.
- Fotografi.