Përshkrimi
Me mbi 30 vite përvojë në treg, ITD sh.p.k. vepron si distributore e Teknologjive IT të prodhuesve ndërkombëtarë, ndër të cilët HP, Dell, Lenovo, Cisco, Fortinet dhe Check Point.
Në segmentin Enterprise, ITD u shërben kompanive System Integratore në IT dhe kompanive që kryejnë shitje në B2B.
Kompania kërkon të punësojë një Drejtor të Shitjeve Enterprise me përvojë të konsoliduar në udhëheqjen e ekipeve të shitjes, zhvillimin e biznesit dhe administrimin e marrëdhënieve me klientët strategjikë. Pozicioni ka si përparësi krijimin e bashkëpunimeve afatgjata, zbulimin e mundësive të reja tregtare dhe përmbushjen e objektivave të shitjeve.
Përgjegjësitë
- Përgatit dhe vë në zbatim strategjinë për shitjet Enterprise, duke siguruar përmbushjen e objektivave dhe zhvillimin e qëndrueshëm të biznesit.
- Udhëheq, strukturon dhe zhvillon ekipin e shitjeve; cakton objektivat dhe ndjek ecurinë e performancës.
- Zbulon mundësi të reja tregtare, shton klientë në portofol dhe ndërton bashkëpunime afatgjata me klientët strategjikë e partnerët.
- Kontrollon ecurinë e ofertimit, negociatave dhe lidhjes së kontratave, në përputhje me politikat tregtare të kompanisë.
- Punon së bashku me ekipet e produkteve dhe njësitë e tjera për të zhvilluar zgjidhje teknologjike të përshtatura me nevojat e klientëve.
- Studion tregun dhe konkurrentët, përgatit planet e shitjeve dhe përcakton mundësi për të përforcuar pozicionimin e kompanisë.
- Ndjek rezultatet dhe i paraqet periodikisht Drejtimit të Lartë raporte për performancën, objektivat dhe ecurinë e biznesit.
- Koordinon punën me strukturat e ITD Group për nisma strategjike dhe mundësi të reja biznesi në rajon.
Kualifikimet e nevojshme
- Kërkohet diplomë universitare në Administrim Biznesi, Ekonomi, Teknologji Informacioni ose në një fushë të përafërt.
- Nevojiten të paktën 5 vite përvojë në menaxhimin e shitjeve; përparësi ka përvoja në sektorin IT, sidomos me produkte dhe zgjidhje Server, Storage, Security etj.
- Kandidati duhet të ketë përvojë të provuar në udhëheqjen dhe zhvillimin e ekipeve të shitjes.
- Kërkohen zotësi në drejtim, planifikim, negocim dhe marrje vendimesh.
- Nevojiten aftësi shumë të mira për të komunikuar dhe për të realizuar prezantime.
- Kërkohet aftësi për zhvillimin e projekteve komplekse, për bashkëpunim të ngushtë me Presales dhe për krijimin e mundësive të reja të biznesit me rishitësit.
Çfarë ofron kompania
- Shpërblim konkurrues, i përshtatur me nivelin drejtues të rolit dhe përvojën profesionale.
- Sistem tërheqës bonusesh, të lidhur me objektiva të përcaktuara qartë dhe me performancën personale e të ekipit.
- Mundësi për rritje profesionale, trajnime të specializuara dhe marrje certifikimesh.
- Përfshirje në projekte strategjike të industrisë së Teknologjisë së Informacionit.
- Përfitime të tjera të ofruara nga kompania.
Dokumentet e kërkuara