Përshkrimi
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë
Detyrat
- Mbikëqyr vazhdimisht sallën e monitorimit dhe funksionimin e sistemeve të kamerave.
- Njofton strukturat përgjegjëse me telefon kur identifikohen çështje ose incidente të ndryshme.
- Harton raporte të qarta përmbledhëse ditore, si edhe raporte për incidente të veçanta të hasura.
- Vepron me iniciativë dhe gjykim të pavarur, në përputhje me udhëzimet e eprorit të drejtpërdrejtë.
- Regjistron problematikat që lidhen me sistemet e sigurisë dhe informon me kohë personat përgjegjës.
- Evidenton hyrjet dhe daljet e punonjësve dhe të mjeteve në kantier.
- Zbaton çdo ditë procedurat e sigurisë dhe kontrollon funksionimin e sistemit të kamerave.
- Vëzhgon sistemin SCADA të projekteve dhe njofton Dep.Teknik kur paraqiten problematika.
- Bashkëpunon dhe koordinon aktivitetin me sektorët përkatës dhe punonjësit e turnit pasues.
Kualifikimet
- Demonstron etikë të lartë profesionale dhe integritet në punë.
- Zotëron shumë mirë paketën Office.
Të tjera:
- Angazhimi organizohet në 3 turne dhe është i përshtatshëm për studente/studentë.
- Ofrohet pagë e kënaqshme dhe kushte pune sipas Kodit të Punës.