Përshkrimi
Rosa Blu po kërkon një shofer për makineri ndërtimi me 4 akse.
Detyrat
- Të operojë makineri ndërtimi me 4 akse.
- Të bëjë çdo ditë kontrollin e mjetit, si para nisjes së punës ashtu edhe në përfundim të saj.
- Të verifikojë nivelin e karburantit për të siguruar gatishmërinë e vazhdueshme të automjetit.
- Të marrë përsipër edhe angazhime të tjera sipas nevojave të punës.
- Të mbajë shënime për materialet dhe pajisjet e përdorura, si edhe për problematikat e hasura gjatë punës.
- Të zbatojë rregullat e sigurisë teknike në vendin e punës.
Kualifikimet
- Të ketë të paktën 3 vjet përvojë pune si shofer i makinerive të ndërtimit me 4 akse.
- Të jetë në gjendje të kryejë mirëmbajtjen e mjetit dhe të identifikojë nevojat e tij.
- Të ketë aftësi për të bërë riparime bazike të mjetit.
- Të zotërojë leje drejtimi sipas kategorisë përkatëse.
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm.
Ofrohet
- Pagë 150.000 leke.
- Kushte të mira pune.