Përshkrimi
Qëllimi i pozitës: Ky rol ka për detyrë mirëmbajtjen e rrjetit, mbikëqyrjen e linjave, identifikimin e problemeve dhe përgatitjen e raportimeve përkatëse.
Detyrat
- Duhet të njohë me saktësi shtrirjen e rrjetit elektrik dhe llojet e materialeve që përdoren në të.
- Të jetë në gjendje të evidentojë dhe të përcaktojë materialet e nevojshme për mirëmbajtjen rutinë dhe atë jashtëzakonshme të rrjetit elektrik.
- Të kujdeset për rrjetin ekzistues të linjave të furnizimit dhe, sipas kërkesave, mundësive teknike dhe kushteve të sigurisë teknike, të shtojë linja të reja.
- Të ndërhyjë në riparimin e defekteve në pajisjet elektrike dhe elektronike.
- Të kryejë edhe detyra të tjera që i ngarkohen.
Kualifikimet
- Kërkohet përvojë pune në role të ngjashme të zbatimit.
- Duhet të ketë njohuri shumë të mira për elementet bazë të sistemit elektrik.
- Nevojiten njohuri shumë të mira mbi rregulloren e sigurimit teknik.
- Kërkohen aftësi të mira profesionale në instalime elektrike, si edhe në kontrollin dhe mirëmbajtjen e rrjetit.