Përshkrimi
Growin Group po kërkon një Recepsioniste me angazhim të plotë për t'iu bashkuar ekipit.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Mirëpritja e klientëve dhe vizitorëve, si edhe udhëzimi i tyre.
- Administrimi i thirrjeve dhe komunikimeve që vijnë.
- Planifikimi dhe bashkërendimi i takimeve.
- Menaxhimi i korrespondencës dhe i dokumentacionit bazik.
- Sigurimi që recepsioni të mbahet i rregullt dhe profesional.
- Bashkëpunimi me departamentet e kompanisë për kërkesat e përditshme.
- Ndihma në detyra të ndryshme të administratës.
Kualifikimet
Kërkesat:
- Aftësi të shkëlqyera për komunikim dhe organizim.
- Pamje dhe sjellje në nivel profesional.
- Korrektësi, ndjenjë përgjegjësie dhe përpikëri.
- Njohuri të mira të kompjuterit dhe paketës MS Office.
- Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.
- Përvoja e mëparshme në recepsion, administratë ose shërbim ndaj klientit është përparësi.
Çfarë ofrojmë
- Pozitë Full Time.
- Orar: E Hënë – E Premte 09:00-17:00.
- Pushim gjatë së shtunës dhe së dielës.
- Kontratë pune të rregullt.
- 22 ditë pushim vjetor.
- Mjedis pune profesional e dinamik.
- Mundësi për bashkëpunim dhe zhvillim afatgjatë.