Përshkrimi
GROWIN GROUP po kërkon DREJTUES/E MARKETINGU / HEAD OF MARKETING.
Pozita i drejtohet një profesionisti/eje me përvojë të qëndrueshme në marketing, i/e cili/a mund të udhëheqë ekipin dhe të formësojë vizionin, strategjinë dhe zhvillimin e ardhshëm të marketingut në Growin.
KËRKESË E DETYRUESHME: MINIMUMI 5 VITE EKSPERIENCË
Kandidatët pa së paku 5 vite përvojë relevante në marketing nuk duhet të aplikojnë.
CV-të që nuk e plotësojnë këtë kusht nuk do të shqyrtohen.
Detyrat
PËRGJEGJËSITË KRYESORE
- Udhëheqja, organizimi dhe avancimi i ekipit të marketingut.
- Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive të marketingut për Growin dhe klientët e kompanisë.
- Përgatitja e planeve të marketingut mujore, tremujore dhe vjetore.
- Vendosja e objektivave dhe KPI-ve, si dhe ndjekja e rezultateve të ekipit dhe projekteve.
- Njohuri të thelluara dhe kapacitet drejtues në Social Media, Content Creation, Branding, Digital Marketing dhe Advertising.
- Njohuri për Meta Ads, Google Ads, TikTok Ads dhe platformat e tjera të reklamimit online.
- Kuptim i avancuar i website-ve, UX/UI, SEO, landing pages, e-commerce dhe conversion optimization.
- Kuptim se si programimi, automatizimi, CRM, AI dhe teknologjia mund të lidhen me marketingun.
- Aftësi për të hartuar fushata krijuese dhe strategji që ndërthurin brandin, content-in, reklamimin, website-in, teknologjinë dhe shitjet.
- Vlerësimi i audiencës, konkurrencës, tregut dhe sjelljes së konsumatorëve.
- Bashkërendimi i Social Media Managers, Content Creators, Graphic Designers, Performance Marketers, Developers dhe ekspertëve të tjerë.
- Sigurimi i cilësisë dhe i komunikimit të njëtrajtshëm të brandit në çdo kanal.
INOVACIONI & ZHVILLIMI I SHËRBIMEVE TË REJA
Drejtuesi i Marketingut duhet të ndjekë vazhdimisht risitë, teknologjitë, platformat dhe trendet e reja të marketingut në tregun shqiptar dhe ndërkombëtar.
Kandidati/ja duhet të mund të:
- Përcaktojë çfarë po kërkon dhe çfarë do të kërkojë tregu në marketing.
- Rekomandojë shërbime të reja që Growin duhet t'i zhvillojë dhe ofrojë.
- Sugjerojë e projektojë platforma, produkte digjitale, sisteme dhe zgjidhje të reja për klientët.
- Gjejë mundësi të reja në Social Media, Advertising, AI, Automation, CRM, Website, E-commerce, Software Development dhe Digital Experience.
- Analizojë zhvillimet e agjencive dhe kompanive lider ndërkombëtare, duke identifikuar modele që mund të përshtaten ose të zhvillohen më tej për tregun shqiptar.
- Punojë me ekipet e marketingut, design-it, development-it dhe AI për t'i shndërruar idetë në produkte e shërbime konkrete.
- Zbulojë boshllëqet e tregut dhe të propozojë se si Growin mund t'i kthejë ato në mundësi biznesi.
- Krijojë procese e standarde të reja për ta mbajtur kompaninë përpara zhvillimeve të tregut.
Kualifikimet
- Së paku 5 vite eksperiencë profesionale në marketing, kriter i detyrueshëm.
- Përvojë në udhëheqjen e ekipeve dhe projekteve.
- Njohuri të gjera në marketingun tradicional dhe digjital.
- Qasje strategjike, krijuese dhe analitike.
- Aftësi për ta kthyer një ide në strategji, e më pas strategjinë në plan konkret zbatimi.
- Kureshtje dhe interes i vazhdueshëm për teknologjinë dhe zhvillimet e reja.
- Aftësi për të sugjeruar iniciativa pa pritur udhëzime.
- Aftësi të forta në udhëheqje, organizim dhe vendimmarrje.
- Fokus në inovacion, rezultate dhe rritjen e kompanisë.
Shënime
ÇFARË KËRKOJMË
Nuk kërkohet vetëm një person që administron Instagram ose përgatit plane postimesh. Kërkohet një profesionist që e sheh marketingun si një ekosistem tërësor.
Ky ekosistem përfshin: Strategy → Branding → Social Media → Content → Advertising → Website → SEO → UX/UI → E-commerce → CRM → Automation → AI → Development → Data → Performance → Sales.
Prandaj, Drejtuesi i Marketingut duhet të pyesë vazhdimisht:
- Çfarë vjen më pas?
- Çfarë po transformohet në marketing?
- Çfarë kërkojnë bizneset sot?
- Çfarë do të kërkojnë nesër?
- Çfarë duhet të ndërtojë Growin përpara se kjo të shndërrohet në standard të tregut?
Për këtë rol nuk është përcaktuar pagë fikse. Kandidati/ja përcakton pagën e pritshme sipas eksperiencës, aftësive dhe vlerës që konsideron se mund t'i sjellë Growin.