Përshkrimi
A ke përvojë menaxheriale, zotësi për të udhëhequr dhe synim për të avancuar profesionalisht?
Globe synon të zgjerojë ekipin me një profesionist që shfaq energji, motivim dhe aftësi organizimi për pozicionin:
Menaxher/e Dyqani
Rreth nesh
Veprimtaria e Globe filloi në Tiranë me hapjen e showroom-it të parë “Electrolux”, duke u përqendruar në tregtimin e pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike. Për Globe, zhvillimi i punonjësve dhe rritja e biznesit janë të lidhura ngushtë. Për këtë arsye, secilit i ofrohet hapësirë për të dhënë kontribut në rezultatet e përbashkëta dhe për të shpalosur potencialin, në një ekip që ndërthur talente, ide, perspektiva dhe përvoja të larmishme.
Kontributi yt në Globe
Në pozicionin Menaxher/e Dyqani, do të luash një rol thelbësor në organizimin e veprimtarisë së përditshme, zhvillimin e stafit dhe përmbushjen e objektivave të shitjes.
Detyrat
Përgjegjësitë e pozicionit:
- Të drejtosh veprimtarinë e përditshme të dyqanit sipas politikave dhe standardeve të kompanisë.
- Të rritësh në mënyrë të vazhdueshme rezultatet e shitjeve dhe të maksimizosh fitimet duke përmbushur objektivat e miratuara nga kompania.
- Të udhëheqësh dhe motivosh punonjësit për shtimin e shitjeve ditore dhe realizimin e objektivave të dyqanit.
- Të vendosësh përparësitë dhe të evidentosh e zgjidhësh problemet urgjente që pengojnë funksionimin e rregullt të dyqanit.
- Të garantosh trajnimin dhe përgatitjen e stafit për kryerjen e të gjitha proceseve të nevojshme gjatë ditës së punës.
Kualifikimet
Profili që kërkojmë:
- Të kesh përfunduar arsimin e lartë, mundësisht në Menaxhim Biznesi ose në një degë të përafërt.
- Të zotërosh përvojë në menaxhim prej të paktën 3-5 vite.
- Të komunikosh në nivel të shkëlqyer.
- Të zotërosh mirë gjuhën angleze.
- Të kesh zotësi të mira në organizim.
- Të shfaqësh energji, nismë, këmbëngulje dhe motivim të brendshëm.
- Të dish të përdorësh programet bazë kompjuterike.
- Të jesh i aftë të bashkëpunosh në grup.
Çfarë të ofron Globe?
- Shpërblim konkurrues, të përshtatur me përvojën dhe performancën.
- Bonuse çdo muaj, çdo tremujor dhe çdo vit, sipas përmbushjes së objektivave.
- Orar pune të përcaktuar, me hapësirë për fleksibilitet në organizimin e ditës.
- Kontratë afatgjatë pune, së bashku me mundësi zhvillimi profesional.
- Perspektivë avancimi në karrierë brenda kompanisë.
- Trajnim të vazhdueshëm dhe përkrahje për forcimin e aftësive të menaxhimit dhe udhëheqjes.
- Ulje të konsiderueshme çmimesh për stafin, të vlefshme për të gjitha kategoritë e produkteve në dyqan.
- Ambient dinamik e bashkëpunues pune, pranë një kompanie me reputacion.
- Mentorim dhe përkrahje nga drejtuesit.
Dokumentet e kërkuara
Globe mbështet përparimin në karrierë dhe vlerëson talentet!