Përshkrimi
Shoqëria "Gjoka Konstruksion" sh.a kërkon të angazhojë një Magazinier për kantierin KAMEZ.
Detyrat
- Përgatit fletë-hyrjet dhe fletë-daljet për çdo artikull në magazinë, kryesisht pjesë këmbimi, në përputhje me urdhrat e blerjes dhe furnizimit të kantierit.
- Regjistron faturat.
- Administron inventarin dhe gjendjen e magazinës.
- Organizon magazinën sipas llojeve, kategorive dhe kodeve.
- Përgatit porositë e kërkuara nga kantieret sipas dokumentacionit të përgatitur dhe raporton kur ato arrijnë në destinacion.
- Informon eprorin dhe zyrën e Financës për materialet që kthehen nga kantieret, përgatit dokumentet shoqëruese sipas udhëzimeve, ndërmerr veprimet për kthimin te furnitori dhe e konfirmon kthimin me faturën e kthimit të furnitorit.
- Kryen edhe detyra të tjera që caktohen nga Eprori.
Kualifikimet
- Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në magazina.
- Preferohet arsimi i lartë në degën ekonomike.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi dhe bashkëpunimi me kolegët.
- Të ketë njohuri të mira kompjuterike në programet bazë të MS Office, veçanërisht Microsoft Excel.
Dokumentet e kërkuara