Përshkrimi
Shoqëria "Gjoka Konstruksion" sh.a po kërkon një Inxhinier Miniere.
Detyrat kryesore
- Merr rolin e drejtuesit teknik për hapjen e tuneleve dhe realizimin e punimeve kapitale nëntokësore për infrastrukturë rrugore, si edhe për objekte të tjera civile.
- Udhëheq dhe kryen punët në tunelet e projekteve ku është e angazhuar shoqëria.
- Siguron zbatimin e saktë të projekteve dhe përmbushjen e të gjitha kërkesave për realizimin e tyre.
- Informon eprorët ose drejtuesit e projekteve për progresin e punimeve dhe për çështjet që mund të dalin gjatë procesit të punës.
Kualifikimet
- Të ketë kryer studimet e larta në Inxhinieri Gjeologji - Miniera, Dega Minierë.
- Të disponojë Leje Profesionale për fushën përkatëse.
- Përparësi ka përvoja profesionale prej të paktën 5 vite.
- Të mund të angazhohet në projekte të ndryshme në terren dhe në tunele.
- Të ketë aftësi të shkëlqyera organizimi dhe koordinimi.
- Të jetë i aftë të punojë shumë mirë në ekip dhe nën presion.
- Të ketë njohuri të mira të Autocad, Paketat Office, MS porject, Micromine, etj.
- Njohja e gjuhës angleze konsiderohet avantazh.